Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në "Tonight Ilva Tare", në Ora News, duke komentuar protestën e 26 majit të Partisë Demokratike, tha se demokratët dalin në protestë për një audio-përgjim të rremë.

Balla: Është thirrur populli në protestë. PD ka gjithë legjitimitetin për të qenë në protestë. Do t'i thoja çdo demokrati, kush del në protestë për video-përgjimin, është duke dalë për një lajm të rremë. Kurrë nuk kishte ndodhur në 27 vite, që PD të bëhej pjesë e një skenari të tillë. Në një studio tjetër tv sapo të ka deklaruar gazetari ka thënë që nuk kam qenë përgjimi i Agron Xhafaj.


/Ora News.tv/