Balla: Reformën në drejtësi do e bëjmë realitet me ose pa opozitën

Balla: Reformën në drejtësi do e bëjmë realitet me ose

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ra dakord me opozitën për faktin se ajo çfarë ofroi seanca e fundit në Kuvendin e Shqipërisë ishte një skenë e turpshme.

Por ky turp tha ai është përgjegjësi e opozitës dhe jo kolektive.

Balla iu rikthye edhe njëherë akuzave  se opozita po i bëhet barrikadë reformës në drejtësi.Por paralajmërimi i tij ishte i qartë, se PS do të çojë përpara procesin me apo pa opozitën.

Balla tha se ky është një vit i rëndësishëm për vendin tonë, pasi Shqipëria pret çeljen e negociatave me BE. Ai ftoi kolegët opozitarë të jenë bashkë për integrimin.

Deputeti Balla tha gjithashtu se mazhoranca pret që brenda janarit bashkë me opozitën të miratojnë ndryshimet në rregulloren e Kuvendit përfshirë dhe kodin etik.

Taulant Balla: Dëgjova me vëmendje kolegët që parafolën në emër të opozitës, fjalimet me të drejtë ngjanin si një fjalim i vetëm dhe ishin të përqëndruara të trea tek seanca e fundit e vitit të shkuar. Bashkohem me ju në vlerësimin që seanca e fundit ishte një shfaqe e turpshme dhe që nuk duhet përsëritur, çizmet, shishet dhe togjet e letrave të punës të Parlamentit, tymueset e stadiumit, ulërimat histerike nuk kanë lidhje aspak me parlamentarizimin, politikën dhe arsyen e qënies sonë këtu, të 140 deputetëve. Turpi asnjëherë nuk është kolektiv, përgjegjësia nuk është kolektive, ajo është politike dhe individuale. Turpin le ta mbajë kush e ka dhe kush nuk di të mbajë turpin e seancës së fundit le të paguajë gjyqin e opinionit publik. 

Sot kuvendi fillon sesionin e dytë të legjislaturës por senaca përmbyllëse e vitit të kaluar ishte shfaqja më e turpshme antiparlamentarizmit faturën për të cilën më lejoni t'ua them, opozita ja la faturën për të paguar popullit shqiptar. Kjo nuk është hera e e parë që me veprimet e saj, ajo që ka për detyrë të ofrojë një vizion të ndryshëm nga të bërit shtet, ofron një vizion dhune që nuk ka asgjë të përbashkët me Europën ku duam të bëhemi pjesë. Shqipëria është sot më afër se kurrë çeljes së negociatave çka do të bënte një hap epokal në historinë e Shqipërisë. 

Nuk e meriton aspak as baltën, as tymin, as dëshpërimin e kësaj opozite që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika nga reforma në drejtësi. Të gjithë e mbajmë mend sesi në datë 18 dhjetor në mënyrë të kordinuar brenda dhe jashtë opozita u orvat të bllokonte me pahir këtë reformë në momentin shumë ligjor të caktimit të prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. Pse SHBA dhe BE mbështetën procesin, pse ishin të parët që reaguan duke mbështetur vendimarrjen e Kuvendit menjëherë atë ditë? Pse përgëzuan Kuvendin për ecjen përpara të procesit të reformës në drejtësi, ndërsa kushdo tjetër syresh këtu që njihet për arsyet kuptimplota që ka për t'iu kundërvënë reformës në drejtësi nuk përdor mekanizmat kushtetues.

 Ua kemi thënë që ditën e parë shkoni në Gjykatë Kushtetuese. Shqipëria sot është në udhëkryq të rëndësishëm, presim çeljen e negociatave për anëtarësim dhe ashtu si çdo shfaqe uniteti dhe bashkëpunimi në funksion të Kushtetutës, të ligjit dhe posacërisht të reformës në drejtësi është një pikë e fituar, ashtu si çdo shfaqe si ajo e seancës së kaluar është vetëm një pikë e humbur për Shqipërinë. Bashkëpunimin nuk jemi vetëm ne që ua kërkojmë, në fakt bashkëpunimin e kërkojnë 99% e shqiptarëve që kërkojnë që të zgjedhurit e tyre të shtyjnë përpara procesin e integrimit europian. Lulzim, Monikë atje ku ecën sot, je e ndëshkuar nga rregullorja e Kuvendit për thyerjen e rëndë të rregullave të këtij Kuvendi.

Për PS nuk ka dy standarde, dy drejtësi. Reforma në drejtësi është një reformë që garanton aspiratat dhe të ardhmen eurpiane të qytetarëve shqiptarë, asnjë forcë politike nuk mund ta ndalë sado të përpiqet sikurse u munduat në seancën e fundit. Ne nuk mund të ndryshojmë opozitën e këtij vendi, do të vazhdojmë të kërkojmë dialog me ju me bindjen se kur vjen puna te kauza si drejtësia apo integrimi nuk ka të majtë dhe të djathtë por shqiptarë dhe antishqiptarë. Si do të vendosni ju është çështja jua, një gjë është e sigurtë se askush nuk do të na ndalë në rrugën e Shqipërisë që duam për shtet, punë dhe mirëqënie. Një trinom që varet nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe që ne do ta bëjmë realitet me apo pa opozitën.

Por pavarësisht asaj që ndodhi në seancën e fundit, Kuvendi i Shqipërisë prej mesit të shtatorit nuk është më ai i katër viteve të shkuara ku fjala të jepej kur të tekej dhe koha dedikuar talljes, sajesave, sulmeve,sharjeve personale ishte e pashtershme. Në këtë Kuvend nuk ka vend më për rrumpallë.

Kjo erë e re ndryshimi duhet të sanksionohet përfundimisht bardh dhe zi në javët e ardhshme me ndryshimet e rregullores së Kuvendit dhe ndryshimin e librit të rregullave të parlamentit në terësi duke përfshirë edhe kodin e etik. Ftesa jonë është që brenda muajit janar ne të miratojmë së bashku kodin etik dhe brenda muajit janar edhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për ta përshtatur dhe sjellë në të njëjtën linjë me ndryshimet kushtetuese.Ky vit për të gjithë ne duhet të jetë viti i Shqipërisë europiane.


EMISIONET