Balla pyet: Aleanca "Luli, Monika&co" kundër votës së emigrantëve?!
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka kritikuar mungesën e opozitës në tryezën e sotme të OSBE për votën e emigrantëve.
Duke e cilësuar një lajm të keq, Balla thotë se pas reformës në drejtësi, aleanca Basha-Kryemadhi duket se kundërshton dhe votën e emigrantëve.
Balla: Garantimi votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë është themeli i Reformës Zgjedhore. Aleanca kundër Reformës në Drejtësi (Luli, Monika&co) është kundër!? Bojkoti i sotëm në tryezën e OSBE, lajm i keq.Zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe e drejta e votës për shqiptarët jashtë Shqipërisë, janë binarët e punës tonë në Kuvendin e Shqipërisë.