Balla: Prokuroria vegël e padrejtësisë, kërkon të mbyllë skandalin e CEZ

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar një dokument që sipas tij Prokuroria kërkon mbylljen e skandalit të CEZ.

Në një status në rrjetet sociale, Balla thotë se Prokuroria po shfaqet hapur si vegel e politikes dhe padrejtesise.

Postimi i Ballës në FB

Prokuroria po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve mëe të qarta të korrupsionit në këto 27 vite, skandalit “CEZ”. Pa kryer asnje hetim minimal, pa marrë në pyetje asnjë të akuzuar, asnjë dëshmitar, asnjë person në dijeni, pa marrë në konsideratë asnjë prej gjetjeve të Raportit përfundimtar të Komisionit hetimor parlamentar, Prokuroria që u ngrit brenda ditës për të arrestuar një deputet mbi bazën e një materiali të botuar në media me përgjimet e dy krimineleve, jo vetem nuk e ve ujin në zjarr për nje material të shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish të mëdhenj e të vegjel të dyshuar për krim ekonomik e korrupsion me permasa tronditese, po na e paska dërguar dosjen në  Gjykatë duke kërkuar mbylljen e saj!!!

Kush jane keta prokurore? Kush u ka dhene ketyre prokuroreve pushtetin qe te sillen me drejtesine si tregtare qeniesh te gjalla dhe ta trajtojne popullin shqiptar si mish per top? Kush eshte pas ketyre kukullave te ketij teatri te neveritshem me drejtesine si mjet per te sulmuar dhe per te mbrojtur, ne emer te interesave politike e korruptive qe fyejne Shqiperine, popullin, drejtesine?!

Prokuroria po ben pazare qe vijne ere te keqe me kilometra larg! Prokuroria po shfaqet hapur si vegel e politikes dhe padrejtesise! Prokuroria po provon me veprimet e mosveprimet e saj, se ka brenda saj nje kalbezim te tmerrshem!

Por Prokuroria nuk ka per ta ndalur dot oren e drejtesise qe po vjen dhe qe ka tmerruar politikane prokurore e gjykates te korruptuar! Kurre nuk do ta ndaloje dot edhe sikur te gjeje ne gjykate, njerez te tredhur e te korruptuar njesoj si ata qe e kane cuar dosjen e CEZ-it per ta varrosur, pa asnje lloj procesi minimal hetimor!

/Oranews.tv/

EMISIONET