Balla padit Salianjin: Papagalli Luciano do të paditet nesër për shpifjen e sotme

Deklaratat e sotme të deputetit demokrat, Luçiano Boçi do të përfundojnë në gjykatë gjatë ditës së nesërme, ndërsa shtoi se tanimë ka depozituar një kallëzim për deputetin tjetër demokrat, Ervin Salianji. 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj të cilit u drejtuan disa pyetje në lidhje me 25 udhëtime jashtë vendit me charter, ai i përgjigjet me një paralajmërim për padi në gjykatë.

Reagimi i plotë i Ballës:

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT

Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-news”?


EMISIONET