Balla-opozitës: Protestoni se nuk keni çfarë të bëni tjetër, teatri do bëhet!

Balla-opozitës: Protestoni se nuk keni çfarë të bëni

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se teatri do të bëhet, ndërsa akuzoi opozitës se proteston për çdo gjë të re që bëhet në Tiranë. Në fjalën e tij në Parlament, Balla tha se opozita nuk ka një axhende, pasi në një vit nuk ka sjellë asnjë pr/ligj në parlament.

Balla: Ndërtimi i Teatrit të ri është një lajm i mirë. Këtë e di edhe Luli dhe Saliu, e di edhe deputeti më vulë humbur i partisë së Lulit. Problemi i Lulit dhe Saliut është se ata e shohin çdo lajm të mirë për shqiptarët si lajm të keq për opozitën. 

Sikurse një javë më parë patë lajmin e mirë për negociatat. Sot po protestoni prap. Por për çfarë protestoni?! Përgjigjja është e shkurtër, protestoni se nuk keni cfarë të bëni gjë tjetër. Ju nuk keni axhendë, nuk keni ekip, nuk keni program dhe le të më thotë njëri një pr/ligj që ka sjellë opozita. Se për të protestuar keni protestuar për gjithcka dhe kundër gjithckaje. 

EMISIONET