Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka nisur prezantimin e kandidatëve zyrtarë për kryetar bashkie.

RTV Ora mëson se në Prrenjas është zyrtarizuar Nuri Belba, i cili  është angazhuar që Bashkia Prrenjas të arrijë objektivat.

Në Belsh është rikonfirmuar Arif Tafani.

Tafani: Përgjegjësi të rikandidoj. Për 4 vite ne kemi shëndërruar Belshin duke e kthyer në një ndër qytetet më të bukura në Shqipëri.

Në Cërrik është zyrtarizuar kandidat për kryetar Bashkie Andis Salla.

Salla: Tregoj angazhimin ti kthej Cërrikut atë që i mungon.

Në qytetin e Gramshit zyrtarizohet Klodian Taçe.

Taçe: Të vazhdojmë punët e mira të nisura nga Luljeta Dollani.

Në Librazhd rikonfirmohet Kastriot Gurra.

Gurra: Jemi të vendosur të ballafaqohemi me njerëzit për ato që kemi bërë dhe që nuk kemi realizuar ende. Me 30 qershor e fitojmë sërisht Librazhdin.

Ish-kryetari Qazim Sejdini Sejdini përshëndeti zyrtarizimin e Llatjas në Elbasan. Ai u shpreh i bindur se do ta çoj përpara punën e bërë deri më tani.

Kandidati për Bashkinë e Peqinit nuk është zyrtarizuar ende.

Balla është shprehur se janë 4 kandidatë dhe brenda afatit do të vendoset emri i kandidatit.

/Ora News.tv/