Balla: Kërkesat e artikuluar nga Basha nuk mund t'i marrim në konsideratë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha nga Gjermania se kërkesat e PD nuk mund të merren në konsideratë nga qeveria. Në një intervistë për DW, Balla u shpreh se mazhoranca ka qenë gjithmonë e gatshme për dialog

Balla: Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për dialog. Besoj jemi të maturuar tashmë për të pasur një dialog pa qenë nevoja e miqve të huaj për të ardhur për të na ulur në tavolinë. Jo pa qëllim Rama në 7 letra, 6 Bashës dhe një qytetarëve demokratë për të shpjeguar arsyen dhe domosdoshmërinë që ne në këtë fazë të rëndësishme të procesit të realizimit të aspiratës historike për anëtarësim në BE të jemi bashkë. Kjo nuk ka qenë e mundur për shkak se lidershipi i PD vijon qasjen kundër reformës në drejtësi, kundër zhvillimit normal të demokracisë në Shqipëri, duke artikuluar kërkesa që në asnjë rast nuk mund të merren në konsideratë nga ana jonë.

EMISIONET