Sekretari i  Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla vijon të këmbëngulë se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen dhe i kujtoi opozitës vitet e burgut që parashikohen në rast se bllokohet procesi zgjedhor.

"Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Janë të gjithëpranuara me këdo që merr pjesë në zgjedhje. Ritheksoj se nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të pengojë zgjedhjet e lira demokratike. Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë apo të përdorë Kodin Zgjedhor si alibi për humbjen e radhës e ka gabim. Afatet e Kodit Zgjedhor janë të qarta."

Balla iu shmang pyetjeve për një takim me presidentin Meta dhe kë do të ketë përballë PS në zgjedhjet e 30 qershorit.

"Nuk kam asnjë koment lidhur me aleanca apo koalicione që ngrihen mbi parimin e kundërshtimin të votës së popullit pasi duhet të jetë e qartë se zgjedhjet janë të popullit, partitë kanë detyrë të marrin pjesë në zgjedhje. Një parti që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk mund të jetë politike."

/Ora News.tv/