Për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, takimi i presidentit me shefin e opozitës nuk përbën asnjë lajm.

Duke folur nga Elbasani, Balla shprehu edhe njëherë gatishmërinë e mazhorancës për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore me kolegët e opozitës brenda dhe jashtë parlamentit.

Taulant Balla: Zgjedhjet kanë qenë terësisht demokratike sakohë që asnjë partie politike nuk i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ky është parimi themelor i funksionalitetit në demokraci. Është shumë e rëndësishme  të rishprehim dhe njëherë gatishmërinë tonë dhe dorën e shtrirë për të bashkëpunuar jo vetëm me kolegët tanë të opozitës parlamentare, por edhe me partitë jo parlamentare. Lajmi që më thoni ju se Presidenti i Republikës në detyrë takon kryetarin e opozitës për mua nuk përbën lajm.


/Ora News.tv/