Zgjedhjet vendore nuk mund të shtyhen. Përgjigja e prerë ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, menjëherë pas shpalljes së platformës për marrëveshje kushtetuese të 5 aleatëve të Lulzim Bashës.

Balla: Data e zgjedhjeve nuk caktohet nga partitë politike, por caktohet nga kushtetua. Data e zgjedhjeve në 30 qershor është një datë e fiksuar tashmë dhe në asnjë rast ajo nuk mund të ndryshojë. Kush tenton të pengojë zgjedhësit të marrin pjesë në proces zgjedhor, kodi penal është i ashpër.

Balla nuk ka mohuar mundësinë e dialogut, por jo për të prekur Kushtetutën dhe reformën në drejtësi.

Balla: Nga PS gjithmonë ka pasur dëshirë për dialog, por në asnjë rast nuk do të ketë dialog për të vënë shkelmin mbi reformën në drejtësi. Kushte të cilat tentojnë të ndërpresin mandate legjitime të Kuvendit apo qeverisë, sigurisht as që nuk merren në konsideratë.

Balla ishte të hënën në një takim me strukturat e PS-së në Pogradec, ku ka prezantuar si kandidat për bashkinë  deputetin Ilir Xhangolli.

/Ora News.tv/