Balla i përgjigjet opozitës për përjashtimin: Çuat një kamion me baltë në PE!

Balla i përgjigjet opozitës për përjashtimin: Çuat

Taulant Balla i përgjigjet në rrjetet sociale kërkesës së opozitës për përjashtimin e tij nga delegacioni nga delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit, duke theksuar se shpifjet e opozitës po dërgohen edhe në Parlamentin Evropian, pasi dështuan në Shqipëri.

Balla shkruan se nuk e ka hallin e tij, këtë "kamion balte" që dërgohet në BE, por e shqetëson Shqipëria.

Reagimi i plotë i Ballës:

Çdo ditë që kalon kuptohet edhe më mirë se si Luli dështoi jo vetëm me zgjedhjet e me drejtimin politik te opozites, po edhe me prodhimet filmike te studios PD&KUNATI shpk! Babalja dhe Salianji jane tanime subjekte te punes se prokurorise, njeri me flete arresti të prerë, tjetri me faqen e nxire nga përfshirja në film.

Nderkohe edhe filmi tjeter me nënkomisarin qe u kercenua ne pranine time me arme ne komisariat, është drejt dështimit te plote sepse jetojmë ne kohen dixhitale dhe ka qeliza telefonike e kamera qe i nxjerrin bllof dylbitë e Palokes.

Po nderkohe kjo balte seriale eshte ende e vlefshme për eksportë se miqtë e huaj s'kane kohe te merren me detajet e ketyre manipulimeve te ndyra. Keshtu edhe në Parlamentin Europian, bazuar teresisht mbi shpifje, sapo u cua nje kamion me balte per te me mbuluar mua ne syte e partnereve tane. Hallin tim s'e kam fare se kam vite qe perplasem pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqiperia kete baltosje te vazhdueshme!? Ua le shqiptareve ta gjykojne.

Une vete kam nderin të bashkëdrejtoj Komitetin Parlamentar te Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri prej 5 vitesh ne fillim me Eduard Kukan dhe tani me Monica Macovei dhe jam anëtari i vetëm i tij pandërprerje prej krijimit 10 vite më parë. Jam i sigurte qe pas pak ditesh do te kerkojne edhe largimin si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqiperi, habitem qe nuk e permenden qe sot. Nese opozita do ta perdori kete kerkese si argument per te bojkotuar edhe takimin ne Bruksel, atehere thjeshte gjeni argument tjeter.

EMISIONET