I pari që ka përcjellë urimet për përvjetorin e 28-të të themelimit të PS ka qenë numri dy i kësaj partie, Taulant Balla.

Në një postim në facebook, duke iu referuar PS-së si forca më e madhe politike e shqiptarëve dhe forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, Balla thotë se ndërsa afron 30 qershori i zgjedhjeve vendore misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

Balla: Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.

Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë socialistët. Veliaj thotë se PS është e vetmja forcë politike që bën shtet dhe është e qartë në rrugën europiane të vendit, ndaj fton qytetarët që në 30 qershor të votojnë këtë forcë politike.

“Gëzuar Ditëlindjen @partiasocialiste_al - e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhëton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet e qytet si Tirana jonë .E vetmja forcë qartësisht proeuropiane- e proamerikane- sot për sot! Në #30Qershor voto PS @ediramaal Nr. 30”, shkrua kryebashkiaku Veliaj.

/Ora News.tv/