"Balkan blood" në kinematë e Tiranës, vjen filmi me aktorë shqiptarë e kinezë

"Balkan blood" në kinematë e Tiranës, vjen filmi me

Një ekip me aktorë shqiptarë dhe kinezë shfaqën në Tiranë në datën 20 qershor filmin "Balkan blood", ku producenti i tij është një kinez që dikur ka punuar në Forcat e Armatosura.

I ftuar në emisionin "KafeIN" gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, aktori Mici tha se producenti kinez ka qenë një ish-ushtarak ndaj ka qenë i tërhequr pas filmave me aksion.

Cui Wenchao, producenti kinez u shpreh se në Kinë prodhohen vetëm filma me aksion për artdashësit vendas.

Ai tregoi se si është njohur me një aktor shqiptar që ka jetuar gjatë në Kinë.

"Nga ky aktor shqiptar kam njohur pak a shumë Shqipërinë dhe bukuritë e saj sidomos kështjellat.

Aty më lindi ideja për të xhiruar film në Shqipëri pasi i kemi ezauruar pothuajse location në vendin tonë,"-tha producenti kinez.

Aktori shqiptar Kamber Mici tregoi se filmi me produksion kinez jepet në të gjithë rrjetin e kinemave në Tiranë.

EMISIONET