Balena gjigante gjendet brenda në pyll

Një balenë gjigante është gjetur në një pyll në Brazil, në ishullin Marajó në Soure.

Krijesa e madhe u gjet javën e kaluar, pothuajse e ngordhur në një distancë të vogël larg nga bregu i Amazon River.

Balena ishte 1 vjeçe dhe 8 metra e gjatë.

Trupi i saj u gjet 15 metra larg nga plazhi i futur brenda pyllit.

Nuk dihet sesi balena ka përfunduar brenda në pyll.

"Pyetja është sesi një balenë përfundoi në brigjet veriore të Brazilit në muajin shkurt. Është e pazakontë,"-tha Renata Emin, presidente e organizatës Bicho D'água.

Ajo tha se balenat shihen në det gjatë muajve të verës.



EMISIONET