Balde jep "show", Inter ngjitet e dyta

Balde jep "show", Inter ngjitet e dyta

Pas dramës në "Bergamo", Inter është rikthyer te fitorja në Seria A.

"Viktimë" e zikaltërve ishte Frosinone, që në javën e 13-të u detyrua ta nxjerrë nga rrjeta sferën në 3 raste. Heroi i Milanezëve ishte padyshim Keita Balde, i cili shënoi një dopietë ndërkohë që ishte njeri-asist në rrjetën e Lautaro Martinez. Vetëm 10 minuta i mjaftuan senegalezit për të gjetur golin. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, pavarësisht rasteve në të dyja kahet.

Edhe pjesa e dytë nisi praktikisht me gol për zikaltërit, me Keita që hodhi një kros në zonë, dhe me kokë Martinez nuk gaboi. Goli i dha siguri të besuarve të Luciano Spalletit, që nga ana e tij nisi të lëviz kartat. Joao Mario mori vendin e Nainggolan, ndërkohë që Martinez i la vendin kapitenit Mauro Icardi. Megjithatë, ishte sërish Keita ai i cili realizoi.

Pas kësaj fitoreje Inter ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë, aq sa Napoli, i cili këtë të dielë, pret Chievon në "San Paolo".


EMISIONET