Bagdadi shënon fitoren kundër ISIS

Bagdadi shënon fitoren kundër ISIS

Forcat e armatosura të Irakut kanë mbajtur një paradë ushtarake në kryeqytetin e vendit, Bagdad, për të shënuar fitoren e njoftuar nga kryeministri irakian, Haidai al-Abadi ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik, pas një fushate trivjeçare.

Abadi dhe komandantët e lartë të forcave të sigurisë kanë qenë pjesë e paradës në qendër të Bagdadit, derisa fluturonin helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë.

Kryeministri irakian ka njoftuar më 9 dhjetor se Iraku është, “plotësisht i çliruar” nga grupi militant, Shteti Islamik dhe trupat irakiane janë duke kontrolluar gjithë kufirin Irak-Siri.

Qeveria irakiane e mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara patën nisur një fushtatë kundër IS-it, pasi ekstremistët kishin zotëruar një të tretën e shtetit gjatë vitit 2014.

Departameti amerikan i Shtetit më 9 dhjetor e ka mirëpritur fundin e një “zotërimi të vrazhdë” të Irakut nga IS-i, derisa ka paralajmëruar se grupi vazhdon të përbëjë kërcënim.

Më 7 dhjetor, ushtria ruse ka deklaruar se e ka përfunduar mission e saj në luftimin e IS-it.

Moska ka qenë në përkrahje të forcave qeveritare të Sirisë./REL

EMISIONET