Baçi: Policia ka frikën e Ramës, nuk do t’i lejojmë qytetarët të votojnë

Baçi: Policia ka frikën e Ramës, nuk do t’i lejojmë

Kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi komenton deklaratën e Policisë së Shtetit e cila i bëri thirrje protestuesve të përmbahend he të mos bëjnë akte dhune, në të kundër policia do të veprojë.

Baçi tha se deklarata e policisë është shprehje e frikës për kryeministrin Edi Rama dhe për këtë arsye kanë të drejtë, sepse protestat e qytetarëve shqiptarë bëhen për të larguar Ramën.

Më tej demokrati u shpreh i bindur se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje dhe PD do të pengojë qytetarët të zgjedhin.

Luan Baçi: Më vjen keq për deklaratën e Ministrisë së Brendshme, nuk ka arsye për një frikë të tillë, por frika e tyre është për Edi Ramën. Normalisht kanë të drejtë dhe bëjnë mirë të kenë frikë, për arsye se Edi Rama është personi që duhet të largohet, sepse edhe protestat që bëjnë qytetarët shqiptarë për këtë arsye janë për të larguar Edi Ramën. Pra kjo deklaratë e vlefshme është vetëm për këtë arsye, për largimin e Edi Ramës. 

Sa për protestat e Partisë Demokratike, PD i ka bërë protestat shumë të fuqishme, shumë paqësore dhe shumë të qëndrueshme. Ka treguar që di të organizojë protesta, ti menaxhojë ato, por është edhe këmbngulëse për protestat që ajo bën, me qëllimin e vetëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë, realizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira dhe për një Shqipëri, pro evropiane, pro euroatlantike. Ne kemi thënë se nuk ka zgjedhje me 30 qershor, nuk mund të ketë, sepse që të ketë zgjedhje duhet të ketë dy alternativa.

Ndërsa në 30 qershor këta parashikojnë të bëjnë zgjedhje. Votime janë bërë edhe në kohën e Enver Hoxhës, paraardhësit të tyre. Nëse do jemi të kujdesshëm me artikulimin që ka bërë PD dhe kryetarit Basha duhet ta kuptojnë këtë, por me dashakeqësi djallëzore po i mëshoj faktit se ne nuk do të lejojmë qytetarët për të zgjedhur.

EMISIONET