"Baby shower-i" magjik i Khloé Kardashian, publikohen fotot nga festa e çmendur

"Baby shower-i" magjik i Khloé Kardashian, publikohen fotot nga

Familja më e famshme në botë 'Kardashian dhe Jenner' ka bërë festën e rradhës për foshnjen që do jetë shumë shpejt mes tyre.

Khloe Kardashian, e cila po gëzon lidhjen me partnerin basketbollist, Tristan Thompson është në pritje të një vajze të vogël. Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, ajo na ka treguar festën e madhe që ka bërë, ku ka ftuar familjarë dhe mikeshat më të mira.

Në një fotografi ku shfaqet me nënën dhe motrat e saj, sipërmarrësja 33-vjecare shkruan: "Momente magjike me femra magjike! Do jem gjithmonë në dashuri me ju!"

Në një atmosferë tërësisht rozë dhe luksoze, Khloe ka zgjedhur që të vishet me një fustan ngjyrë nude, që tregon format e rrumbullakosura që ka marrë nga shtatzënia.

Kjo është foshnja e tretë që do i bashkohet familjes së madhe këtë vit, pasi para pak muajsh ishte Kylie që u bë me vajzë në fillim të shkurtit dhe Kim u bë nënë për herë të tretë me 27 shkurt. 

FOTO TË TJERA

EMISIONET