Reperja e njohur nga Kosova, Baby G ka filluar kërkimet për femrat e pasura pasi nuk ka kohë për meshkuj.

Në një postim në Instagram, ajo shkruajti: "Kam nevojë për disa vajza të pasura. Më shkruani. Një ditë do të jetoj në një vilë të madhe me vajza të pasura! Do jemi të lumtura dhe unë do të sigurohem që të gjitha vajzat e mia të jenë të kënaqura. Punoni, punoni, punoni. Nuk ka kohë për meshkuj. Më dërgoni fotografitë tuaja dhe më flisni pak për veten."

Baby G është përfolur kohët e fundit për zënkën me mikeshën e saj, Bleta Gashi. Që prej atij momenti, ajo filloi të fliste me femra dhe ti japë mbështetje të gjithave. Ndërkohë Baby G po punon për albumin e saj të parë që do ta sjellë në treg brenda pak ditësh.

/Ora News.tv/