Babë e bir në burg! Shitën organe trupi të infektuara me HIV dhe hepatit

Babë e bir kanë bashkëpunuar për një krim të rëndë. Ata janë akuzuar për shitjen e organeve të trupit me sëmundje ngjitëse, ndërkohë që i mashtronin njerëzit se dërgoheshin për kërkime shkencore.

Prokurorët federalë në Illunois thonë se ata paguan deri në 100,000 dollarë për të përdorur kufomat, pa e ditur se disa prej tyre kishin rezultuar pozitiv ndaj sëmundjeve infektive, përfshirë HIV, sepsën dhe hepatitin.

Donald Greene Sr është akuzuar për mashtrim dhe djali i tij, Donald Greene II, akuzohet për fshehjen me dashje të një krimi. Ende nuk dihet sa është dënimi i tyre.

Ata thuhet se e kanë ditur se organet e trupit ishin me viruse, por nuk e zbuluan atë informacion te blerësit.

Nuk është ilegale të shiten organet e trupit, por është ilegale kur janë të infektuar me sëmundje dhe shitësit janë në dijeni. Pas një hulumtimi u zbuluar se një gruaje i kishin thënë se organet e djalit të  saj do i dhuroheshin kolegjeve dhe qendrave kërkimore, por në fakt ishin shitur për 5 mijë dollarë.

EMISIONET