Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj reagon lidhur me çështjen e audiopërgjimit.   

Në një prononcim për median kur në krah të tij ishte një zyrtar gjerman Xhafaj akuzoi PD-në se ka zgjedhur rrugën për ti dalë në krah krimit duke sulmuar policinë, si dhe partnerët e gabuar.

Fatmir Xhafaj: "Është një çështje që i takon Drejtësisë. Kam kulturën e nevojshme politike dhe institucionale ligjore të respektoj autoritetet e drejtësisë dhe vendimarrjet e tyre.

Sa i takon çështjes që është bërë temë dite.  Është në hetim të plotë nga prokuroria e krimeve të rënda u takon gjykatës të japë më pas verdiktin rreth kësaj çështjeje. Unë jam ministër i Brendshëm dhe jam në këtë detyrë t' i shërbej qytetarëve të mi. Jam i fokusuar në përgjegjësitë e mija dhe në luftën kundër krimit, dhe krimit të organizuar në veçanti. Në këtë proces kam përzgjedhur instrumentat e nevojshëm. Besoj dhe partnerët e duhur, ndër të cilët dhe partnerët gjermanë.

Pala tjetër ka zgjedhur një rrugë tjetër, që ti dalë në krah krimit duke sulmuar policinë, strukturat që janë angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Kanë zgjedhur instrumentet për të baltosur këtë punë dhe për fat të keq dhe partnerë të gabuar, llumin e këtij vendi."



/Ora News.tv/