Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se videot e publikuara nga PD nuk janë gjë tjetër për një puç me video të falsifikuara, ku tre janë aktorët kryesorë, Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Ervin Salianji.

Balla i bëri thirrje PD që të distancohet nga këto deklarata, pasi nga një parti e madhe është shndërruar në një parti që po shkrihet.

Balla: Është fakt i njohur që kemi tre aktorë të përfshirë në Babale 1, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe deputeti i PD, Ervin Salianji. Të njëjtët persona, të ndodhur në hall përpara ligjit dhe forca e ligjit të jetë e barabartë për të gjithë kanë bashkëpunuar dhe hodhën për opinion një video të re. Unë nuk do bëj më kallëzim, sepse kjo çështje është në duart e prokurorisë. Por regjistrimi që ka prokuroria tregon qartë se në bisedat e tyre Babalja dhe Alizoti kanë pranuar se i janë ofruar nga PD nga 100 mijë euro për kokë për rolin e luajtur në videon Babale 1. 

Në  regjistrimin e siguruar nga Prokuroria vetë Alizoti me gojën e tij pranon se ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm. Nuk ka vend në Europë që një parti të konfirmohet nga hetimi i prokurorisë që është përfshirë në një puç me video të falsifikuar ndaj një ministri të qeverisë, ku ajo parti jo vetëm që do të vinte në kuvend, por kryetari ende në detyrë i kësaj partie duhet të kërkonte ndjesë publike për përfshirjen e trupshme të një prej partive më të mëdha të këtij vendi. Në 1992 më e madhja, në 2018 në shkrirje e sipër.

Kontakti i tyre me PD, sipas materialeve të prokurorisë është Ervin Salianji, i cili ka vënë në shërbim edhe gazetarin Jetimir Olldashi dhe që po aq e rëndë është që ky gazetar paska punuar, apo pjesë e inflitrimit edhe nga SHISH. Kjo e bën edhe më të rëndë gjithë këtë histori puçi, ku në krye të saj është PD.

Edhe transpemtimi i pretenduar për të hedhur poshtë provën, përforcon dyshimet e kësaj maskarade të dakordësuar mes një deputeti të PD, nën hyqmin e Bashës dhe dy personazheve.

Detyra e PD përballë qytetarëve është; zyrtarisht duhet të distancohet, ose PD do të mbajë një gjurmë të një njolle të rëndë, jo vetëm për veten, por për gjithë historinë e kësaj partie, që ka shumë merita në këto 28 vjet, por që me Lulzim  Bashën, Berisha i vuri vulën e turpit kësaj partie.

/Ora News.tv/