Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha lidhur me marrjen të pandehur të ish-deputetit,  Ervin Salianji për dosjen “Babale”.

Përmes një postimi në rrjetin social, facebook, Balla deklaron se Basha po mbyetet në çorbën e gatuar nga Basha me babale&co.

"I dënuari penal Lulzim Basha, i gjetur fajtor për gojën e shthurur me vendim gjykate, vijoi sot të vetë-mbytet në çorbën që vetë gatoi me babale&co. Tani që erdhi dita e gjykimit, ky gojë-prishur e paska nxjerrë kokën e hallit që e ka zënë, duke kërcënuar dhe refuzuar drejtësinë", thekson Balla.

Sipas Ballës, frika më e madhe e Lulit është zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingut, pasi sipas tij, drejtësia e re e pavarur që po krijohet nuk do të pyesë se kush je, sa para ke, apo çfarë pozicioni politik ke.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

I dënuari penal Lulzim Basha, i gjetur fajtor për gojën e shthurur me vendim gjykate, vijoi sot të vetë-mbytet në çorbën që vetë gatoi me babale&co. Tani që erdhi dita e gjykimit, ky gojë-prishur e paska nxjerrë kokën e hallit që e ka zënë, duke kërcënuar dhe refuzuar drejtësinë.

I bindur se del humbës në zgjedhje sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Luli&co, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet.

Frika më e madhe e Lulit është zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingut, pasi drejtësia e re e pavarur që po krijohet nuk do të pyesë se kush je, sa para ke, apo çfarë pozicioni politik ke.

Forca e Ligjit do të vijojë të godasë fort dhe pa kompromis, sikurse u godit krimi dhe sot në Elbasan. Siç raportojnë mediat Policia e Shtetit ka realizuar me sukses një operacion antidrogë, nga i cili janë shoqëruar mbi 10 persona me precedentë penalë, të paktën njëri prej tyre mik i Lulit.


/Ora News.tv/