Për rreth 60 minuta drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu ka dhënë deklarime para prokurorëve të Krimeve të Rënda në lidhje me videon e dytë të procesit hetimor të njohur "Babalja".

Kryepolici hyri në ambientet e prokurorisë në orën 13:00, ndërsa e përfundoi dëshminë duke u larguar në orën 13:55 minuta. Pas daljes nga përballja me prokurorët, Ardi Veliu nuk dha asnjë prononcim për mediat.

Por burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se zyrtari i policisë i ka qëndruar verisonit të dhënë edhe në deklaratën zyrtare pak ditë më parë. Drejtori i policisë ka thëne se nuk ka asnjë njohje me Fredi Alizotin, dhe nuk e ka kontaktuar asnjëhere personalisht ne lidhje me audipergjimin.

Të merkurën ne 9:30 do të dëshmojë të Krimet e Rënda ish-drejtori i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha person i cili dyshohet se ka regjistruar videon e dytë. Hoxha pritet të kryejë edhe nje seancë ballafaqimi me Alfred Alizotin.

Ndërkohë ne prokurorinë e Tiranës të martën ka dhëne deklarime gazetari Basir Çollaku, i cili është paditur për shpifje nga deputiti Taulant Balla në lidhje me çështjen xhisiela.

Çollaku: Ajo që unë besoj se Prokuroria duhet të bëjë, ti shkojë deri në fund kësaj ngjarje, për çdo pretendim duke nxjerrë se kush është grupi armiqësor i ciliës parti pretendojnë politikanët.

Për llogari të hetimit për dhunimin e Xhisiela Malokut, në prokurori është pyetur edhe deputeti Rrahman Rraja, i cili ka mohuar të ketë qenë në policinë e krujës. Ai ka shtuar se nuk e njeh Emiljano Nuhun.

Ndërkohë një tjetër padi është dorëzuar në gjykatën e Tiranës nga Sali Lushaj dhe Avdyl Gjokmakaj ata kanë paditur për shpifje kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla.

"Deputeti i Librazhdit na ka akuzuar si bandë e Berishës, unë jam pishtar i demokracisë", tha Lushaj.

Lushaj shprehet se padinë e mbështet te një deklaratë të datës 11 tetor, ku Taulant Balla ka thënë se Sali Lushaj është pjesë e ‘bandës së Berishës’.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu






/Ora News.tv/