"Babalja 1" Basha: Po manipulohen hetimet

"Babalja 1" Basha: Po manipulohen hetimet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaron se videoja me të cilën PD akuzon Agron Xhafën si i përfshirë në trafik droge është e pamanipuluar.  

Në një bashkëbisedim me gazetarët, paraditen e sotme, Basha akuzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda se po manipulon hetimet. 

Lulzim Basha: "Videoja është e pamanipuluar. Zëri është i Agron Xhafajt. Agron Xhafaj ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës, ka qenë një nga kokat kryesore të trafikut të drogës.  

Sado që të manipulojnë hetimet nuk do ia dalin dot. Prokuroria ka çuar një kopje të videos të marrë nga media dhe jo videon origjinale. Ky është një veprim i qëllimshëm i prokurorisë që ekspertiza ta kishte të vështirë të indetifikonte.

Kampionët e Agron Xhafës janë marrë jashtë çdo rregulloreje dhe kanë qenë shumë të dobëta qëllimisht që të mos dallohej.

Ekspertiza angleze nuk përjashton që ai është zëri i Agron Xhafës.

Agron Xhafaj nuk ëhstë marrë në pyetje. Prokuroria ka bërë hetim pa marrë në pyetje Agron Xhafën"

Basha akuzoi prokurorinë se është kthyer në celulë kriminale

Lulzim Basha: "Prokuroria e Krimeve të Rënda është kthyer në një celulë kriminale për të shkatërruar hetimin e Agron Xhafës. U sollën vasalët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës që hetimet të manipuloheshin" 

Prokuroria shkatërron provat dhe krijon alibi.  Dy ditë pas denoncimit të Agron Xhafës u çua Donika Prela me këtë mision. Nuk është rastësi largimi i Nazer Seitit dhe Agron Xhafës. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda është shpartalluar që me emërimin e Donika Prelës krahu i djathtë i Fatmir Xhafës që është kthyer në celulë që shkatërron çdo hetim.

Në prokurori të Krimve të Rënda ka hetime të nisura dhe të pabitisura për Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon. Ka regjistrime telefonatash të Dakos me grupet kriminale, Taulant Ballës dhe grupet kriminale dhe Edi Ramës me kriminelët më famëkeq të njohur publikisht

Këto prova stopohen dhe po shkatërrohen nga Arta Marku, Donika Prela dhe grupi i prokurorëve të inkriminuar që i ka sjellë kjo dyshe."



EMISIONET