Babai turk dhe nëna shqiptare, Almeda tregon se cilën gjuhë do të flasë djali

Babai turk dhe nëna shqiptare, Almeda tregon se cilën gjuhë do

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi po shijon muajin e nëntë të shtatzënisë. Kanë mbetur vetëm pak ditë dhe ajo së bashku me bashkëshortin turk, Tolgahan do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Në rastet kur nëna është shqiptare dhe babai i përket një kombësie tjetër, dilema më e madhe është se çfarë gjuhe do mësojë fëmija. 

"Do mundohem t’i flas vetëm në shqip, turqishten ja kam lënë Tolgës", rrëfeu Almeda.

Ndërkohë, në rrjete sociale, aktorja ka treguar se do ta quajnë Efehan. Emri është bashkim i mendimeve të prindërve, të lidhur me historinë familjare.

"Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ja thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës i mbaron emri me “Han” dhe kështu vendosëm të jetë Efehan", u shpreh Almeda.

Deklaratat i dha në një intervistë për revistën "Who".

EMISIONET