Babai maqedon dhe nëna shqiptare, Adelina zbulon se në cilën gjuhë i flet djalit
Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit të kaluar me një djalë, të cilit i vendosi emrin Jon. Ajo u martua me milionerin maqedon Serjozha Markov dhe pati shumë spekulime në rrjete sociale për gjuhën që do ti mësojnë fëmijës.
Me anë të opsionit pyetje/përgjigje në Instagram, këngëtarja ka shuar kureshtjen e të gjithë ndjekësve. Ajo u pyet nëse do i mësojë djalit gjuhën shqipe apo maqedone, të cilës iu përgjigj: "Unë Jonit i flas vetëm shqip."
Ndërkohë, Adelina i është përkushtuar vetëm djalit dhe nuk dihet kur do kthehet në muzikë.

