Babai im është pa punë! PS më hoqi nga puna se isha i PD! Rama përplaset me realitetin në Berat

Babai im është pa punë! PS më hoqi nga puna se isha i PD!

"Më hoqën nga puna se isha i PD-së" . Në takimin në kuadër të bashkëqeverisjes në Berat Kryeministri Edi Rama është përballur me një  qytetar i cili dëshmonte se ishte larguar nga puna për shkak se ishte i partisë tjetër. Jo vetëm kaq Rama u përball dhe me problemin e një vajze familja e të cilës jetonte vetëm me 10 mijë lekë të vjetra, pensioni që merrnin gjyshërit e saj pasi babai ishte larguar nga puna.

Apo me rastin e një gruaje të ndarë dhe me një fëmijë me aftësi të kufizuara e cila kishte konflikt me bashkëshortin për shkak të banesës, dhe legalizimit të saj nga ALUIZNI. 

Ndersa qytetarit te pare i permtoi kthim ne detyre, për tre të tjerët zgjidhjet tha nuk janë në dorën e tij por të gjykatave apo Ministrisë së Brendshme ku ai thotë se nuk ndërhyn dot. 

Largimi nga puna

Largimi i qytetarit nga puna  ndodhi tre vjet më parë, dhe qytetari kishte fituar me vendim gjykate se ishte larguar me të padrejtë.  Qytetari tha se nuk kishte të ardhura për të përballuar shkollimin e vajzë  

Qytetari: "Jam një prind i një prej nxënësve të shkollës këtu, një ish-punonjës i administratës tatimore i larguar nga qeveria juaj për motivimin më të dobët: Nuk je i joni pasi të ka futur në punë Partia Demokratike. Dhe më vjen mirë që vajza ime është një nga nxënëset më të mira të shkollës dhe ka ëndrrën e saj për të shkuar në shkollë. 

Por  mundësitë e mia ekonomike pasi në familjen time janë të gjithë të larguar nga puna, për rastin që unë iu thashë, do të doja të dija se çfarë ndihmese mund të marr nga qeveria ose nga ju personalisht pasi kam trokitur dhe i vetmi njeri që më ka dëgjuar ka ministri Blendi Klosi. Vetëm me atë kam folur dhe kam diskutuar. Doja të dija se çfarë ndihmese mund te jepni për mua dhe disa të tjerë këtu që janë në gjendjen time ekonomike.

Edi Rama: Me fal në cilin sektor keni punuar?

Qytetari: "Në zyrën e IT. Motivi ka qenë shumë i thjeshtë dhe i rëndomtë. Ka qenë shkruajtur edhe në celular nga ish-drejtori i asaj kohe: E ka futur në punë Partia Demokratike. Tani është punëtor aty. Ka ndodhur para 3 vitesh. Nuk ta hapin derën asgjëkundi dhe nuk të dëgjojnë. Vajza ime thotë unë po e bëj detyrën time, po mësoj, ti çfarë do bësh?

Edi Rama: Më vjen keq nëse e vërteta është kështu. E kam thënë edhe më parë, e përsëri dhe sot që problemi i trajtimit të pushtetit si një instrument për të uzurpuar në mnëyrë partiake adiministratën nuk është një problem që e kanë të tjerët  dhe nuk e Partia Socialiste. 

Edhe PS ka qenë dhe është e prekur nga ky fenomen mizerabël. Edhe sot që flasim, ka këtu nga ata që kujtojnë se kur them që duhet gjejmë punës njeriun, jo njeriut punën kujtojnë se e bëjnë për televizor dhe sa iki unë fillojnë avazin e vjetër. 

Nëse e vërteta është ashtu siç thua ti, unë nuk e di, dhe nëse ti ke provë për këtë që thua do të kthehesh në punë ditën e hënë. Sepse ne nuk mund ti ndajmë njerëzit në të tanët dhe të atyret dhe për më tepër nuk kemi të drejte të ndajmë administratën si plaçkë lufte dhe o burra kush merr pushtetin, rrëmben edhe tepsinë. 

Tepsinë ne do ta çojmë për skrap.

EMISIONET