Babai i Britney Spears kërkon zgjerimin e kujdestarisë ndaj këngëtares

Babai i Britney Spears kërkon zgjerimin e kujdestarisë ndaj

Babai i Britney Spears po bën lëvizje ligjore për të kufizuar akoma më shumë lirinë e vajzës së tij.

Sipas mediave, Jamie Spears i kërkoi një gjykatësi të regjistronte kujdestarinë e tij ndaj këngëtares edhe në tre shtete jashtë Kalifornisë, në Hawaii, Florida dhe Luiziana.

Dokumentet e gjykatës nuk japin asnjë shpjegim se përse Jamie, i cili ka kontrollin e financave dhe të karrierës së këngëtares që nga viti 2017, kërkon të shpallet kujdestari i saj në këto shtete të veçanta.

Por sipas burimeve, këto janë shtetet që Britney viziton më shumë. Këngëtarja dhe familja e saj kanë prona në Luiziana dhe Florida, ndërsa Brit shkon rregullisht në Hawaii gjatë pushimeve të verës.

Dhe mesa duket Jamie kërkon të sigurohet se ajo kujdeset mirë kur udhëton. Por sipas burimeve kjo kërkese nuk ka të bëjë me shëndetin mendore të këngëtares.

EMISIONET