Babai i Arta Markut as ka punuar në bashkinë Lezhë, as ka qenë inxhinier

Babai i Arta Markut as ka punuar në bashkinë Lezhë, as ka

Pas arrestimit të kryebashkiakut Fran Frrokaj me akuzën e grabitjes së pronave përmes tjetërsimit dhe falsifikimit të dokumenteve, në mediat online prej ditës së djeshme po qarkullon një lajm që babai i Kryeprokurores Arta Marku punon pranë bashkisë së Lezhës, si inxhinier në një nga ndërmarrjet e institucionit.

Burimet nga prokuroria bëjnë me dije se babai i Prokurores së Përgjithshme, Ndrec Marku, nuk ka punuar ndonjëherë në bashkinë e Lezhës.  

"I ati i Prokurores së Përgjithshme, ka qenë me profesion teknik i mesëm miniere dhe jo inxhinier. Madje, ai ka është në pension prej shumë vjetësh dhe nuk ka ndonjë të dhënë për të treguar përçarje mes njerëzve apo mes lezhjanëve" bëjnë të ditur burimet.

EMISIONET