Serena Williams ka zbuluar arsyen se pse babai i saj e 'braktisi' në altar një orë para ceremonisë së dasmës me bashkëshortin Alexis Ohanian.

Ylli i tenisit dhe bashkëthemeluesi i Reddit u martuan më 16 nëntor 2017 në një ceremoni mahnitëse në New Orleans.

Por në ditën më të bukur të jetës së saj Serena nuk shoqërohej nga babai i saj.

Në një dokumentar të ri 'Being Serena', tenistja tha se gjërat nuk shkuan sipas planit.

Vetëm një orë para se Serena të shkonte në altar, babai i saj dhe ish-trajneri Richard Williams i tha nëpërmjet një mesazhi se nuk ishte në gjendje që ta shoqëronte.

"Ai ishte në New Orleans, kishte blerë kostumin dhe e di që ishte shumë i emocionuar,"-shpjegon ajo në dokumentar. "Por ai më pas më shkroi dhe më tha: Serena nuk dua që të mërzitesh me mua, nuk mund të shoqëroj në altar. Nuk jam më vetvetja, jam shumë nervoz."

Por tenistja nuk u zemërua me babain e saj dhe nuk u frikësua. Në vend të kësaj ajo mbeti e qetë dhe përkrahu vendimin e tij.

Ajo ju përgjigj me mesazh: "Ska gjë babi, nëse ti nuk do të vish në dasëm, është në rregull. Unë nuk jam e mërzitur me ty, kështu që nuk dua që ti të mërzitesh."

Serena shtoi se disa njerëz e kanë përceptuar ndryshe, por ajo e di sesa i sëmurë ishte babai i saj, që pësoi goditje në zemër në vitin 2016.

/Ora News.tv/