Antonella Roccuzzos dhe Lionel Messi janë bërë prindër për herë të tretë, ndërsa tashmë kanë prezantuar në publik dhe Ciro Messi.

Ciro, i cili lindi të shtunën, në Barcelonë, i bashkohet Thiagos dhe Mateos dhe ai është pikërisht arsyeja pse Lionel Messi mungoi në fitoren e Barcelonës 2-0 ndaj Malagës.

Antonella ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të familjes Messi nga spitali, ku nuk kanë munguar dhe urimet për çiftin.

/Ora News.tv/