“Azizi”, historia e kampeve famëkeqe të regjimit komunist

“Azizi”,  historia e kampeve famëkeqe të regjimit komunist

Filmi i titulluar “Azizi” është shfaqur për herë të parë në kinemanë shqiptare, për të kujtuar vitet në kampet famëkeqe të internimit gjatë kohës së regjimit komunist. Ngjarja është një rrëfim i vetë të mbijetuarit, Azizit, i cili sjell në detaje një histori rënqethëse.

Internimi, torturat, ditët pa bukë, pa ujë, pa rroba, janë pjesë e një rrëfimi të pazakontë të një prej të mbijetuarve të kampeve të internimit gjarë regjimit komunist.

Azizi, nga i cili ka marrë titullin filmi, ka treguar deri në detajet më të vogla vuajtet e pazakonta të njerëzve në kampet e Turanit, Tepelenës e Beratit.

Luljeta Progni, producente e filmit, e quan këtë krijim artistik si të vetmin mjet për të kujtuar dhe për ta bërë shoqërinë të vetdijshme për të shkuarën e saj të errët.

Azizi sot 86 vjeç, me të njëjtën forcë për të jetuar, e kujton atë kohë deri në detaje, me dhimbjen për të gjithë ata me të cilën vuajti e të gjithë ata që la pas.

Azizi: Njehem shumë i emocionuar dhe shumë i prekur nga kjo histori por do të doja t'ju thoja edhe më shumë se kaq. Atë jetë, atë kohë unë e kam gjithmonë para syve. Me detaje jam gati ta them gjithçka.

“Azizi” është një film i rrallë, i vetmi i realizuar në Shqipëri për atë periudhë të errët të viteve të komunizmit.

Është një kujtesë dhe trashëgimi e gjallë e asaj çfarë është mbajtur e fshehtë ende në këto 28 vjet demokraci.




EMISIONET