Azia "josh" mesfushorin e Realit, klubet kineze bëjnë gati ofertën

Azia "josh" mesfushorin e Realit, klubet kineze bëjnë gati

Karriera e mesfushorit të Realit të Madridit, Luka Modric mund të jetë larg kampionatit spanjoll, ndërsa përforcohet pista që e shikon yllin kroat në kampionatin kinez.

Në të vërtetë, Luka Modriç është i lidhur me një transferim në Lindjen e Largët sapo të përfundojë sezoni aktual në maj.

Mediat theksojnë se disa klube të CSL mund të jenë të gatshme të ofrojnë kroatit një pagë deri në 40 milionë euro në sezon.

Mbetet për t’u parë nëse ish-lojtari i Tottenham Hotspur do të largohet nga Evropa, për të kaluar në një kontinent tjetër.

Sipas raporteve të fundit nga OK Diario, edhe mesfushori i Barcelonës Andrés Iniesta do të lë La Liga-n për t’u bashkuar me një skuadër të Super Ligës Kineze gjatë merkatos së transferimeve të kësaj vere.

EMISIONET