Avokati qëllohet me 5 plumba teksa mbante vajzën 18 muajshe në krah

Avokati qëllohet me 5 plumba teksa mbante vajzën 18 muajshe në

Policia po heton vrasjen e një avokati, i cili u qëllua në një distancë të afërt në praninë e vajzës së tij 18 muajsh.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë tregon babanë që me qetësi pranon fatin e tij për të shpëtuar vajzën e tij të vogël.

André Ambrósio Ribeiro Pessoa, 46 vjeç, vdiq pasi mori pesë plumba të enjten vonë në Caruaru të Brazilit. Videoja jashtëzakonisht grafike e vrasjes - e kapur në kamerën e sigurisë - tregon viktimën që po vjen në shtëpinë e ish-gruas për të lënë fëmijën. Sapo del nga makina me vajzën e tij dhe dadon, vrasësi i afrohet, duke mbajtur një armë.

Personi i armatosur shihet më pas duke urdhëruar avokatin që ta dorëzojë fëmijën tek dadoja para se ta udhëzojë Pessoan që të zbresë në trotuar.

Duke dorëzuar me qetësi fëmijën, burri u gjunjëzua para vdekjes së tij. Teksa dadoja u largua me vajzën në krah, pesë plumba u qëlluan drejt kokës së burri, duke e vrarë menjëherë.

Vrasësi ende nuk është identifikuar. Motivi mbetet po aq i paqartë. Autoritetet janë të prirura të besojnë se vrasja ishte e planifikuar, pasi paratë në xhepin e viktimës nuk janë prekur.

EMISIONET