Avokati i prokurorit të shkarkuar: Ishte i ndershëm Shqipëria s'ka luksin ta humbasë

Avokati Saimir Lami e quajti të padrejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili sot shkarkoi nga detyra Prokurorin e Apelit Gentian Trenova, njëkohëshit edhe një nga anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi.

Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëz të përgatitur tha avokati në një prononcim për median jashtë KPK-së.

" Është për të ardhur keq sepse Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëzit e tij më të përgatitur në sistem në këtë mënyrë" u shpreh avokati duke shtuar se vendimi do të ankimohej

Po përse u shkarkua?

Në pritje të arsyetimit të vendimit, avokati shpreh bindjen se klienti i tij "ishte paragjykuar që në seancën e kaluar kur nuk na u dha mundësia të shpreheshim"

"Është e padrejtë,që punonjës të sistemit të drejtësisë kanë punuar me ndershëri sot të trajtohen në këtë mënyrë"

Në seancën dëgjimore të KPK-së, (14 qershor) relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi deklaroi se prokurori Trenova kishte mbyllur hetimet për një trafikant droge të kapur nga policia greke. Sipas KPK, prokurori kishte kryer hetim te paplote, duke mos hetuar për verifikimin e këtij personi.

Të njëjtin fat ka pasur edhe hetimi ndaj një prokurori të kapur në korrupsion.  Gjithashtu u tha se prokurori kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë.

Trenova e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe prej asaj kohe ushtroi funksionin në prokurorinë e Kurbinit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Apelit të Tiranës. 



EMISIONET