Ekipi kombëtar i Arabisë Saudite ishte duke udhëtuar për në Rostov, ku do të zhvilloj ndeshjen e dytë të Botërorit, por avioni i tyre është përfshirë nga zjarri.

Flakët kanë shpërthyer në njërin prej motorëve të “Russian Airlines Airbus” kur skuadra ishte duke udhëtuar për në Rostov ku do të ndeshet kundër Uruguait të mërkurën.

“Federata e Futbollit Saudite dëshiron të sigurojë të gjithë se lojtarët dhe anëtarët e Kombëtares janë mirë dhe të sigurt pas një dëmtimi të vogël dhe teknik të motorit të avionit. Avioni është ulur para pak minutave në Rostov në Don Airport, kurse edhe personeli i avionit janë të sigurt”, thuhet në një deklaratë zyrtare të federatës saudite për media.




/Ora News.tv/