Avionët ushtarak përplasen gjatë paradës ajrore, të vdekur dhe të plagosur

Avionët ushtarak përplasen gjatë paradës ajrore, të

Një pilot ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi dy aeroplanë ushtarakë "Hawk" u përplasën gjatë një parade në Indi të martën.

Dy avionë të Forcave Ajrore indiane u rrëzuan gjatë një seance provë për një shfaqje ajrore të ardhshme.

Incidenti dramatik ndodhi pasi hunda e njërit aeroplan, preku bishtin e tjetrit, ndërsa ata lëviznin në të njëjtin drejtim kokëposhtë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11.50 të mëngjesit të sotëm mbi bazën ajrore Yelahanka në jug të Indisë.

EMISIONET