Avionë italianë dhe grekë do të patrullojnë mbi Malin e Zi

Avionë italianë dhe grekë do të patrullojnë mbi Malin e

Aviacioni luftarak grek dhe italian do të fillojë nga 5 qershori patrulla në hapësirën ajrore të Malit të Zi, bëri të dituar NATO.

Kjo asistencë do të ofrohet në kuadër të solidaritetit midis vendeve të Aleancës, pasi Mali i Zi që u anëtarësua në NATO vitin e kaluar, nuk disponon njësi të aviacionit luftarak.

Sipas njoftimit të NATO-s, patrullimet do të kryhen në rast se aviona luftarakë apo civilë kanë nevojë për ndihmë, apo në rast se interceptohen aviona të huaj që i afrohen hapësirës ajrore të një vendi anëtar të aleancës, pa komunikuar me kullën e komandimit dhe pa paraqitur plan fluturimi.

Siç vë në dukje NATO, patrullimet ajrore janë misione afatgjata dhe një nga treguesit bazikë të mbrojtjes kolektive.

Mali i Zi nuk është i vetmi vend që nevojitet asistencë për mbrojtjen e hapësirës së vet ajrore. Spanja, Portugalia dhe Italia patrullojnë në qiellin e tre republikave balltike; Italia edhe në Slloveni, ndërsa Britania e Madhe asiston Rumaninë

EMISIONET