“Autostrada” sekuestron 40.8 kg kanabis në Vlorë, një në pranga, tjetri i iku policisë

Policia e Vlorës ka sekuestruar 40.8 kg kanabis. Lënda narkotike u kap gjatë finalizimit të operacionit policor “Autostrada”.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Erjon Malaj, 28 vjeç, banues në Vlorë pasi në automjet iu gjet 1 armë zjarri tip pistolete me 6 fishekë si dhe një palë dylbi, ndërsa në banesë iu sekuestrua lënda narkotike.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E (K).K., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, në momentin e ndalimit nga policia të mjetit tip “Peugeot”, ku udhëtonin të dy shtetasit, ky i fundit ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen dhe ndalimin e tij.

Në cilësinë e provave materiale janë sekustruar edhe  2 automjete tip BMW e Peugeot.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhim shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 283 dhe 278 të Kodit Penal.

EMISIONET