Autori i vrasjes së të riut në Laç: Jam penduar, më goditi me thikë ndaj e qëllova

Autori i vrasjes së të riut në Laç: Jam penduar, më

Emanuel Koca, autori i dyshuar i vrasjes për një vend parkimi natën e Shna Ndout në Laç, ka shprehur pendesë për krimin pas arrestimit.

32-vjeçari ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se e qëlloi me armë Viktor Shkorretin duke e lënë të vdekur, pasi sipas tij, 24-vjeçari e kishte qëlluar më parë me thikë.

"Jam penduar për atë çfarë kam bërë. Ai më ka qëlluar me thikë, ndaj mora armën dhe vrava,"-mësohet të jetë shprehur 32 vjeçari në polici.

E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës ku në zonën afër stadiumit të Laçit viktima dhe autori debatuan për një vend parkimi.

Me tej, Koca ka dhënë variantin e tij të historisë. Sherri mësohet se ka nisur për 300 lek.

Viktor Shkorreti sipas 32-vjeçarit i ka kërkuar 3 mijë lekë të vjetra si pagesë për parking, natën e festës së Shna Ndout, kur për shkak të numrit të lartë të pelegrinëve në Laç ishte e vështirë të gjeje një vend për makinën.

Por pagesa nuk është pranuar nga Koca dhe sherri më pas ka përshkallëzuar dhe përfundoi tragjikisht.


EMISIONET