Një shofere  femër u arrestua nga Shërbimet Sekrete pasi goditi kordonin e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Autoritetet thanë se makina nuk ka shkelur pengesën e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë.

Ky incident vuri në alarm Shërbimet Sekrete amerikane, të cilët rrethuan edhe zonën, pasi Presidenti Donald Trump priste në një takim kryeministrin australian Malcolm Turnbull.

"Asnjë personel i zbatimit të ligjit nuk u dëmtua nga incidenti ku një makinë goditi pengesën pranë Shtëpisë së Bardhë", tha Shërbimi Sekret në Twitter.

/Ora News.tv/