Austri, qytetarët protestojnë kundër orarit të punës 12 orë

Austri, qytetarët protestojnë kundër orarit të punës 12

Vjena është përballur me protesta këtë të shtunë. Qindra dhe mijëra persona  kundërshtuan orarin e ri të punës, që qeveria ka parashikuar ta çojë në 12 orë në ditë.

Bashkimi i Sindikatave Austriake, pavarësisht fillimit të pushimeve verore, arriti të mobilizojë një numër të madh njerëzish që u ngritën kundër qëllimit të qeverisë. Numri i protestuesve është përllogaritur se ka qenë rreth 100 mijë.

Protesta zhvillohet kundër vendimit që pritet të marrë koalicioni qeverisës për të rritur orarin e punës deri në 60 orë në javë.

Ky vendim është kundërshtuar fuqishëm nga Sindikata e punëtorëve.

"Ne do të rezistojmë me të gjitha mjetet që janë në dispozicion" tha presidenti i Sindikatës Wolfgang Katzian në demonstratën që u zhvillua në Vjenë.

Ai i bëri thirrje qeverisë së kancelarit Sebastian Kurz që t'i kërkojë qytetarëve një referendum në lidhje me ditën 12 orëshe të punës, ose 60 orë në javë.

Parlamenti në Vienë dëshiron të vendosë rregulloren e re të orëve të punës të enjten e ardhshme.

EMISIONET