Ndalojnë trenin për të shpëtuar kafshën e cila ishte groposur nga bora. Ngjarja ndodhi në Austri, në mes të Parkut Kombëtar Gesause.

Treni kalonte mes Admont dhe Hieflau

Treni lironte shinat dhe rrugën nga reshjet e mëdha të dëborës në zonë, kur  u dëgjuan rënkime dhe panë kafshën e mbuluar nga dëbora që nuk mund të lëvizte.

Kështu ata ndaluan trenin dhe zbritën me lopata gërmuan deri sa liruan dhinë e egër.

Videoja, e shpërndarë në rrjetet sociale të hekurudhave austriake më 9 janar, është bërë share mijëra herë në rrjetet sociale.


/Ora News.tv/