Australia vendos precedentin botëror, dënon burrin që nxiti gruan të vetëvritet

Australia vendos precedentin botëror, dënon burrin që nxiti gruan

Një burrë australian është dënuar me 10 vjet burg për nxitjen e vetëvrasjes së gruas së tij, në një rast që besohet të ketë vendosur një precedent global.

Graham Morant, 68 vjeç, u dënua muajin e kaluar pasi kishte këshilluar dhe ndihmuar gruan e tij Jennifer Morant të vetëvritej në vitin 2014.

Ai ishte i motivuar nga dëshira për përfituar paratë e sigurimit të jetës së zonjës Morant, vendosi një gjyqtar.

Si përfitues i vetëm, Morant do të përvetësonte 1.4 milion dollarë australianë ose  1 milion dollarë amerikanë.

"Ju e këshilluat gruan tuaj që të vriste veten, sepse ju donit të merrnit 1.4 milion dollarë," tha të premten gjyqtari i Gjykatës Supreme të Queensland Peter Davis.

Znj Morant kishte vuajtur nga sëmundje kronike, depresioni dhe ankthi, por nuk ishte e sëmurë rëndë.

Gjyqtari Davis tha se kjo ndodshta ishte hera e parë në botë që një person dënohet për këshillimin e një personi tjetër për tu vetëvrarë.

EMISIONET