Australia synon të bëhet eksportuesi më i madh në botë i marihuanës

Australia synon të bëhet eksportuesi më i madh në botë

Australia shpreson të bëhet eksportuesi më i madh në botë i marihuanës mjekësore duke ndihmuar fermerët vendas të zgjerojnë biznesin e tyre dhe duke i lejuar ata të shesin barishtet jashtë shtetit.

Australia ka vendosur të lejojë eksportet e kanabisit medicinal duke filluar nga shkurti i këtij viti, teksa inkurajon fermerët të kultivojnë drogën duke synuar që të bëhet eksportuesi më i madh në botë.

"Ky është në të vërtetë një hap shumë i rëndësishëm për pacientët tanë vendorë dhe furnizimin tonë të brendshëm", tha ministri i Shëndetësisë Greg Hunt të enjten, raporton ABC Australia. "Duke ditur se ata kanë një treg australian dhe një treg ndërkombëtar, kjo përmirëson gjasat e rritjes dhe prodhimit në Australi".

Australia, vuri në dukje Hunt, dëshiron të bëhet "furnizuesi botëror i kanabisit medicinal numër një në botë", për sa kohë që nuk rrezikon cilësinë e marihuanës.

EMISIONET