Martesa e të njëjtit seks do të bëhet e ligjshme në Australi, pasi një projektligj historik u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve.

Një shumicë dërrmuese e deputetëve votuan për të ndryshuar Aktin e Martesës.

Vota pro bëri që të fillonin festimet e menjëhershme në parlament, duke nxitur brohoritje, duartrokitje dhe madje një këngë.

Ky vendim i jep fund për më shumë se një dekade debatit të fuqishëm dhe shpesh të hidhur mbi këtë çështje.

Guvernatori i përgjithshëm i Australisë pritet të miratojë projektligjin në ditët në vijim, duke shënuar kalimin zyrtar në ligj.

/Ora News.tv/