Auditorët bosh, Ora News brenda ambienteve të Fakultetit Ekonomik

Auditorët bosh, Ora News brenda ambienteve të Fakultetit Ekonomik

Kamera e Ora News ka bërë një vëzhgim në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë. Siç shihet nga pamjet auditorët janë bosh, pasi prej 15 ditësh studentët kanë bojkotuar procesin mësimor.

Studentët janë të vendosur që bojkoti të vazhdojë deri në plotësimin e 8 kërkesave.

Ndërkohë që po afrohen pushimet e fundvitit, të ndryshme janë mendimet për ecurinë e protestës. Disa studentë mendojnë se protesta të vazhdojë pas vitit të ri, ndërsa disa të tjerë mendojnë te përshkallëzimi, duke u shprehur pro grevës së urisë.



EMISIONET