Audio-përgjimi, Balla: Xhafaj po shantazhohet, në inskenim të përfshirë dhe gjyqtarë

Audio-përgjimi, Balla: Xhafaj po shantazhohet, në inskenim të

Kreu i grupit parlamentar,Taulant Balla, u është përgjigjur nga Librazhdi akuzave të opozitës për Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Ballës çdo gjë rreth audio-përgjimit është një mashtrim që po përdoret si shantazh ndaj Xhafaj për të penguar reformën në drejtësi.

Deklaratat Balla i bëri gjatë turit të llogaridhënies.

Balla: Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e njëmijëta e kësaj historie me babalen do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si Ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit te organizuar. Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj., por janë të përfshirë edhe ndonje gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë Ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e ligjit” për të mos vijuar punën që kemi nisur.


EMISIONET